Maqedoni

Lëvizja Anti Bixhoz, kërkon dislokimin e kazinove dhe bastoreve jashtë vendbanimeve

19.10.2019 14:30

Edhe përkundër premtimeve të shumta nga liderët politik, dhe kryeministri I vendit se kazinot dhe bastoret sportive...

Edhe përkundër premtimeve të shumta nga liderët politik, dhe kryeministri I vendit se kazinot dhe bastoret sportive do të dislokohen 3 klm jashtë vendbanimeve  ende as gjë nuk është lëvizur në këtë drejtim shprehen nga Lëvizja Anti Bixhoz. Ata sot kujtuan edhe një herë kërkesat e tyre se nuk do lëshojnë pejë nga kërkesat e tyre që të gjithë lojërat e fatit të largohen nga vendbanimet.
 
"Kjo mund të jetë një protestë apo vetëdijsim i atyre që duhet të sjellin ligjin për lojërat e fatit. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha veprimet , jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend. Ne as se si nuk mundemi dhe nuk jemi dakord me  ata që në këtë aspekt duhet të bëhet ç’mos. Presim që të sjelljet një ligj I cili do ti dislokoj të gjitha lojërat e fatit . Nuk kemi as një përgjigje e vetmja përgjigjej që e kemi se duhet të dakordohen me të gjitha partitë politike", tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti Bixhoz.
 
Qytetarët kërkojnë nga partitë politike që të vendosin sa më parë  për fatin e kazinove dhe bastoreve sportive.
 
"T’ju lihet mundësi edhe përfaqësuesve tan legjitim që janë atje,të bëjnë punën e vete mirëpo ne të afatizohet jo të lihet në pa afatizim që ne mund të presim me vite t’ju jepet një kohë jo në formën kërcënuese, një kërkesë shumë njerëzore, dhe në qoftë se nuk respektohet ai afatizim atëherë popullata ne të organizohet dhe të marrë situatën në dorë e jot ë politizohet, të protestohe dhe kemi 101 arsye për protesta, dhe një prej tyre është edhe bizhozi që është kulmi I krejt të këqijave të shoqërisë"...
 
"Duhet të përshpejtohet me çdo kusht largimi I kazinove nga qyteti I Tetovës, por edhe nga gjithë Maqedoni e veriut, pasi është një  e keq që na tangon të gjithëve", thanë qytetarët.
 
Lëvizja Anti Bixhoz, ka improvizuar një kazino mesë sheshit Iliria në qytetin e Tetovës, për të treguar dhe protestuar edhe një herë kundër qeverisë që ata sa më shpejtë duhet të marrin një vendim, që kazinot të largohen nga vendbanimet më së paku 3 klm ashtu edhe siç është kërkesa e Lëvizjes Anti Bixhoz. Ata theksojnë se këto improvizime të kazinove do vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë për të informuar qytetarët se kazinot janë vetëm e keqja e shoqërisë në përgjithësi.
 
VISAR SADIKI