Maqedoni

Lëvizja Besa: Zgjedhjet parlamentare opcioni më i mirë

19.10.2019 14:58

Nga Lëvizja Besa thonë se dështimi për marrjen e datës për fillimin e negociatave për antarësim në BE...

Nga Lëvizja Besa thonë se dështimi për marrjen  e datës për fillimin e negociatave për antarësim në BE, e deligjitimon qeverinë në tërësi dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opcioni më i mirë për të kërkuar përgjegjësinë nga sovrani. 
 
"Për fat të mirë, sygjerimin e Lëvizjes Besa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare e kuptoj drejtë dhe qartë edhe kryeministri Zoran Zaev i cili përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti ti kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do ti bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve parlamentare. Lëvija Besa edhe një herë rikonfirmon qëndrimin e saj se është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë sa më të shpejtë duke respektuar normat ligjore për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.