Ekonomi

Rritja e pagës minimale, qytetarët: Për standard, duhet akoma më shumë

19.10.2019 15:29

Rritjen e pagës minimale në 14.500 denarë, qytetarët e mirëpresin, por jo me optimizëm...

Rritjen e pagës minimale në 14.500 denarë, qytetarët e mirëpresin, por jo me optimizëm se do të ndryshohen gjërat në të mirë. Të anketuarit nga TVM2, thonë se shpenzimet janë të shumta në Maqedoni të Veriut, andaj nuk presin se kjo rritje e pagave do të ndjehet te popullata. 
 
“Jo ma merr mendja se 2000 denarë për këtë standard te ne është shumë e paktë”..
 
“As 5% nuk do të ndikoj. Me 2000 denarë nuk do të mundemi as edhe një taksë për shërbime komunale të paguajmë, as faturtat për ujë, rrymë apo diçka tjetër. Mendoj se është iluzionare të bisedohet se do të bëhet diçka mirë këtu”...
 
“Po normalisht, do të ndikoje pak. Çdo rritje është e mirë, çdo ulje është bëhet më keq. Njëher për njëher është katastrofë, nuk bëjnë punët aspak. Flas përgjithësisht, jo vetëm për mua”...
 
“Rrogat më së paku këtu duhet të jenë 400 euro, në bazë të shpenzimeve. Jetoj rreth 50 vite jashtë dhe me gjithë bindje mund të them se këtu çmimet janë më të shtrenjta se sa në vendet evropiane”, thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
 
Qeveria, punëdhënësit dhe sindikata kanë rënë dakord që nga dhjetori paga minimale në vend të jetë 14 500 denarë. Por menjëherë pas marrjes së këtij vendimi pësuan reagime nga grupe të ndryshme të interesi. Organizata e punëdhënësve u ankua se disa kompani do të mbyllen. Masa është përkrahur nga OEM dhe OEMVP. Pagë minimale në Maqedoni marrin rreth 100 mijë qytetarë.
 
ERSAN PAJAZITI