Maqedoni
Mosmarrja e datës, Zaev: Propozon zgjedhje të shpejta parlamentare
19.10.2019 15:59
Pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-n kryeministri Zaev...

Pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-n kryeministri Zaev u shreh i gatshëm të organizoj zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Ai është i bindur se kjo është zgjidhje më e mirë për vendin. Thotë zgjedhjet do të japin përgjigjen e saktë të qytetarëve se në cilën rrugë do të hapeproj vendi pas dështimit në Bruksel.
“Të nderuar qytetarë me përgjegjësi qendroj para vendimit tuaj. Tani është i nevojshëm qendrimi juaj. Nuk kemi kohë për të humbur, për këtë arsye propozimi im është të organizojmë zgjedhje të shpejta të parakohëshme parlamentare, zgjedhje në të cilët ju qytetarët do të vendosni për rrugën në të cilën duhet të haperoj vendi”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Propozimi për organizimin e zgjedhejve të parakohëshme parlamentare që nga dita e diel do të diskutohet në takimin e liderëve në villën Presidenciale si dhe me partneret e koalicionit. Deri në këto momente Zaev nuk mendon të jep dorëheqje vullnetare, nuk tregon se kur më herët do të mund të organizohen zgjedhjet e parakohëshme, por është i gatshëm të dakordoj qeverin teknike me opozitën.
“Unë dëshiroj ti dëgjoj të gjitha liderët, por kuptohet se kam pritëshmërit e mia. Jemi të vetëdijshëm se vjen dimri në të cilën do të duhet të merret vendimin për hyrje në NATO, këto do të jenë me siguri çështjet për të cilat ne do të disktojmë të dielën, por me rendësi është se çfarë do të thotë opozita, mendoj këtu për VMRO-DPMNE-n dhe partitë tjera shqiptare opozitare, pasi që ata kërkonin zgjedhje të parakohëshme, është e rendësishme se çfarë do të thonë edhe partnerët tonë të koalicionit, për këtë arsye caktova mbledhjen me të gjithë partnerët e koalcionit qeveritar për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakoshme parlaemtnare”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministrin Zaev është i bindur se vendi bëri gjithçka që ka mundur për të fituar datën për fillimin e negociatave, por siç vlerëson, vendi është viktim e një gabimi historik i Europës.
“Ne jemi viktimë e një gabimi historik nga BE. Unë jam i zhgënjyer dhe i zemëruar dhe e di se që të gjithë qytetarët tanë e ndjejnë të njejtën. Për mua, ky premtim i paplotësuar është një veprim i padrejtë i BE-së. Është një vendim i Bashkimit Evropian për shkak të punëve të tyre të brendshme dhe në këtë drejtim ne nuk mund ta ndryshonim atë”, tha Zaev.
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare asesi nuk duhet të zvoglojnë tempon e implementimit të reformave të nevojshme dhe detyrimet që dalin nga marrëveshja me Greqinë dhe Bullgarin, porositi Zaev.
“Në periudhën e ardhshme duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar, por ne duhet të sjellim Europën këtu tek qytetarët tanë. Nëse jemi të mençur do tju tregojmë të gjitheve se edhe kështu të demotivuar do të vazhdojmë me implementimin e reformave”, u tha Zaev.
Zaev thotë se gjatë vitit 2020 duhet të organizohet procesi i regjistrimit të popullësisë dhe sa më parë të miratohet ligji për PTHP-n.
REXHEP QAMILI
