Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme, Neziri: RMV pa datë, drejt ciklit të ri zgjedhor
19.10.2019 16:32
Situata e krijuar politike në vend mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Maqedonia e Veriut e lënë pa datë konkrete për nisjen e bisedimeve për anëtarësim mund të përballet me krizë politike të brendshme, vlerëson analisti politik Xhelal Neziri. Një element tjetër që mund të shkaktojë përmbylljen para kohe të mandatit të kryeministrit Zaev, Neziri përmend edhe mos dakordimin e partive më të mëdha për reformat në gjyqësor.
“Kjo qeveri si prioritet ka vënë pikërisht këtë datë, fillimin e negociatave dhe për këtë prioritet ka bërë edhe lëshime siç dihet marrëveshjen me Greqinë poashtu edhe me Bullgarinë, edhe reforma të tjera. Normalisht që opozita në këtë rast do të dilte me vizionare dhe do të kërkonte ndryshime në ekzekutiv me qëllim që vendi të drejtohet nga një strukturë tjetër, pra nga opozita në këtë rast. Poashtu edhe ligjet të cilat duhet të miratohen me 2/3 e votave, që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, poashtu edhe reformat në sistemin politik mund të vijnë deri në atë shkallë sa që të mos meret vesh opozita me pushtetin dhe një mosmarrëveshje e tillë të inicojë edhe zgjedhje të parakohshme”, tha Xhelal Neziri, analist politik.
Neziri: Takimi me qytetarë, përforcim i rradhëve partiake
Takimet e partive politike LSDM dhe VMRO me qytetarët, sipas Nezirit në disa momente mund të vlerësohen si iniciatorë të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Por duke shikuar situatën në total, Neziri thotë se shtrirja e aktiviteteve në teren është sinjal I konsolidimit të rradhëve partiake.
“Të dy partitë dëshirojnë të mbajnë kondicionin në nivel më të lartë te elektorati I tyre me qëllim që nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme, për të cilat unë nuk besoj, atëherë të jenë të gatshme 100% që të marrin pjesë aty dhe në këtë drejtim unë e shoh aktivitetin e LSDM-së por edhe aktivitetin e VRMO-DPMNE-së në teren për të kontaktuar sa më shumë me qytetarë dhe për të ekipuar, para për të ngjeshur rradhët e tyre politike dhe partiake”, tha Neziri.
Për një kohë më të gjatë VMRO opozitare ka ushtruar presion pushtetit duke kërkuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare me arsyetimin se qeveria e kryeministrit Zaev nuk ka kapacitete që të udhëheqë shtetin. Për zgjedhje të parakohshme është shprehur edhe opozita shqiptare.
MERALE ISMAILI
