Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët mirëpret propozimin e Zaevit për zgjedhje

19.10.2019 16:59

Pas mësmarrjes së datës për çeljen e negociatave, Aleanca për shqiptarët mirëpret propozimin e Kryeministrit Zoran Zaev...

Pas mësmarrjes së datës për çeljen e negociatave, Aleanca për shqiptarët mirëpret propozimin e Kryeministrit Zoran Zaev për të shkuar vendi në zgjedhje të shpejta të parakohëshme parlamentare sipas tyre si rezultat i dhënies së përgjegjësisë për një vit të humbur.
 
Aleanca për shqiptarët është e bindur se qytetarët e maqedonisë, votuesit shqiptarë do të kenë mundësinë për të dhënë një legjitimitet të ri politik forcave politike udhëheqëse pasi është vlerësuar siç thonë nga kjo parti se forcat aktuale politike që janë pjesë e qeverisë nuk kanë pasur kredibilitetin e duhur politik për të shpierë vendin drejt aspiratave të qytetarëve dhe përcaktimit të vetëm siç është BE-ja.
 
"Si subjekt politik jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme me bindje se ne si parti politike do të jemi forca politike fituese dhe me këtë rast do të hapet një shpresë për votuesit shqipëtar në veçanti duke lënë anash një monizëm politik të udhëheqjes së Bashkimit Demokratik për dy decenie me radhë. Për detaje të tjera rreth modelit se si do të menaxhohet i gjithë ky proces kjo do të vendoset në takimin e liderëve që mbahet nesër tek presidenti Pendarovski", tha Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.
 
GYLTENE SINANI