Maqedoni
Mickoski: Së pari qeveri teknike, pastaj zgjedhje
19.10.2019 17:29
Propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për organizimin e shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për organizimin e shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e ka komentuar edhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai në një fare mënyrë e pranon dorezën e hudhur të kryeministrit Zaev por nuk dëshiron të preudikoj deri nesër pasi që siç vlerëson ai Zaevi mund të ndryshoj mendjen për zgjedhjet. Ai kërkon që fillimisht të organizohet një qeveri teknike më pastaj të shkohet në zgjedhje.
“Deri nesër unë pres që ai të ndryshoj mendjen sepse bëhet fjalë për Zoran Zaev, ju e dini se tek ai punët ndryshojnë çdo orë por nejse kësaj rradhe do të supozojmë se do të jetë konzistent në qendrimet e tij. Jam në pritje të propozimit të tij, dua të shoh se çfarë nënkupton ai me zgjedhje të shpejta të parakohëshme dhe atëherë do të prononcohem në lidhje me propozimin për zgjedhje. Ligji për zgjedhjet është shumë i qartë thejsht duhet i njëjti të respektohet, dhe mënjëherë ti shpallim zgjedhjet dhe të formojmë qeverin teknike dhe të zgjedhim kryeministrin teknik dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
