Maqedoni
Ahmeti: BDI-ja e gatshme për zgjedhje të parakohshme
19.10.2019 17:52
Bashkimi Demokratik për Integrim është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Bashkimi Demokratik për Integrim është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare kështu deklaroi Lideri I kësaj partie Ali Ahmeti,pas mos marrjes së dates për nisjen e bisedimeve. Ai tha se kjo është zgjidhja më e mire.
"Zgjidhja më e mirë është për vendin që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Tan i nuk do të doja që këtu nuk do të doja që ne të vendosemi në gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë, Rrepublika e Maqedonisë së veriut është dëm kolateral i vetë dallimeve që ka Bashkimi Evropian, dhe në këtë rast Franca ka shfrytëzuar të drejtën statutare të vetos për arsye se vetë Bashkimi Evropian është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe pikërisht lider i kësaj ideje është Franca, kështu që me keq ardhje e kanë prit mos dhënien e datës të gjitha kancelarit më të mëdha të Europës duke filluar që nga zonja Merkel,Përfaqësuesi i Iitalisë dhe të vendeve të tjera", tha Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
Lideri i BDI–së Ahmeti mendon se nuk duhet humbur besimi tek alternativa e vetme Bashkimi Evropian dhe se duhet të vazhdohet me zbatimin e reformave në drejtim të vënies së një vetingu në të gjitha strukturat, sepse kështu mund të bëhemi më të fort dhe më të pranueshëm në përshpejtimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.
GYLTENE SINANI
