Maqedoni

Rusi, dhjtetra minatorë humbin jetën në minierën e arit

19.10.2019 19:00

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë...

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.
 
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha. Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda ika takuar kompanisë Sibzoloto, e cila nuk është deklaruar për rastin deri më tash.
 
Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit. Më 2009, 75 persona kishin mbetur të vdekur nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë.