Alternativa: Refuzimi i BE-së imponon zgjedhje të parakohshme
Pas refuzimit të Bashkimit Evropian që Maqedonisë së Veriut ti jape date për fillimin e negociatave...

Pas refuzimit të Bashkimit Evropian që Maqedonisë së Veriut ti jape date për fillimin e negociatave, Alternativa konstaton se është shuar njëra nga arsyet për të cilën kjo parti u bë pjesë e kësaj qeverie.
Kjo parti rikujton se shkaku pse iu bashkua shumicës dhe u bë pjesë e pushtetit ekzekutiv ishte pikërisht integrimi euroatlantik. Alternativa kërkon që sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe planifikonë që së shpejti në kryesinë qendrore të marrin vendim përfundimtarë rreth qëndrimit dhe pozicionit të tyre të mëtutjeshëm, por para kësaj kërkojnë të ridefinohet kodi zgjedhor dhe të pastrohet lista zgjedhore.
"Deklarojmë se edhe përkundër vendimit të BE-së për të na refuzuar, pra pavarësisht a bëhemi vend i BE-së apo jo, ne mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, shtetit të zhvilluar dhe shtetit tipik europian Ndërkaq në frymë të platformës “Vatra jonë”, pas kësaj për neve më i rëndësishëm se integrimi është pikërisht shteti i mirëqenies, drejtësisë dhe zhvillimit. Sipas Alternativës, është koha e fundit që qytetarët tanë ta kuptojnë se e mira nuk duhet të jetë diçka që vjen nga jashtë, por është diçka që do të duhet ta prodhojmë vet ne për të mirën tonë", tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
