Botë
Britani e Madhe, parlamenti shtyn vendimin për Brexit
19.10.2019 19:37
Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit....

Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit, çka do ta detyrojë kryeministrin britanik, Boris Johnson t’i kërkojë BE një shtyrje të re të divorcit.
Amendamenti i paraqitur nga deputeti Oliver Letwin, u miratua me 322 vota pro dhe 306 kundër. Për përkrahësit e Letwin, kjo do të thotë dhënia më shumë kohë deputetëve për të debatuar në detaje për një marrëveshje të re, pa rrezikuar një ”no deal” deri më 31 tetor.
