Maqedoni
Përkujtohet rënia heroike e Isa Likës
19.10.2019 21:12
Me një minutë heshtje nga familja,bashkëluftëtarët,shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë...

Me një minutë heshtje nga familja,bashkëluftëtarët,shokët, është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në Tetovë, 13 vjetori i rënies së komandantit të UÇK–ës Isa Lika, Komandant Ilirit. Bashkëluftëtarët kujtuan se veprat e komandant Ilirit i shohim ne sot pasi ai nuk u trembë as një herë dhe kurë ishte nevoja dhe kurë e kërkoi atdheu ai ishte i pari në front për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.
"Të gjithë dëshmorët e kombit e meritojnë sepse ata vdiqën duke luftuar duke punuar me një qëllim sublim për ti shërby çështjes sonë të përgjithshme për ti shërby familjeve tona me qëllim që të krijohet një hapësirë normale për të kryer obligimet e përditshme shoqërore dhe familjare", tha Hazbi Lika, komandant i brigadës 112 Mujdin Aliu.
"Djemt dhe bijat e kosovës dhe viseve tona shqipëtare detyruan faktorin ndërkombëtar që të jet me ne në kulmin e trimërisë në kulmin e veprimtarisë të luftës për liri. Askund në botë nuk pati të tillë nga mosha 13 vjeçare e deri në moshën e shtyrë të bëjnë një luftë kaq parimore të mirë pa përdorur shpërthime pa përdorur bomba pa përdorur tjera gjëra që mund të dëmtonin qytetarët. Isa Lika dhe gjithë dëshmorët e renë nën tre emblemat e UÇK-së e kanë bërë historinë e tyre", tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK-së.
Të pranishmit vendosën kurora lulesh mbi varet e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e dëshmorëve në qytetin e Tetovës, në shenjë mirënjohje për punën e tyre të pa lodhshme për atdheun . Isa Lika u vëra në vitin 2006 para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit .
VISAR SADIKI
