Maqedoni

Parashikimi i motit

20.10.2019 12:05

Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë

Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët në drejtim jugor. Nëpër lugina në mëngjes do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 14 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të sillet nga 23 deri 29 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresin në dhjetë gradë, ndërsa temperatura e ditës do të arrij në 28 gradë Celsius.
 
Ditëve në vijim na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në disa lugina në mëngjes do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës.