Maqedoni

“Tika” dhuron 34 kompjuterë për agjencinë MIA

17.09.2014 17:41

Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA), sot mori donacion nga Agjencia Qeveritare për Bashkëpunim dhe Koordinim e Turqisë, “Tika”...

Ky donacion është shumë i nevojshëm për t’i përmirësuar kushtet e punës në këtë agjenci dhe është vazhdim i bashkëpunimit që kanë këto dy agjenci, tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Informative të Maqedonisë, Alit Hajdini. 
 
“Kjo ndihmë është më se e nevojshme për të përmirësuar kushtet, u jemi falënderues Agjencisë “Tika”. Ne si dy agjenci kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ky donacion vjen në atë frymë”- deklaroi zëvendësdrejtori i Agjencisë Informative të Maqedonisë, Alit Hajdini.
 
Koordinuesi i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim, “Tika”, Teoman Tiraki, tha se e din se sa është e rëndësishme puna në MIA, ndaj dhe i vjen mirë që ndau këtë donacion. 
 
“Roli i Agjencisë për Informim i Maqedonisë, MIA, është jashtëzakonisht i madh në Maqedoni, ndaj ne vlerësuam se mund të jetë në shërbim ndihma jonë”- tha koordinatori i “TIKA”-s, Teoman Tiraki
Agjencia për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë, “Tika”, ka ndihmuar në vazhdimësi institucionet e ndryshme të Maqedonisë, sidomos ata që kanë nevojë për ndihmë teknike-teknologjike.
 
MEMEDALI JUSUFI