Botë

Ligji për përdorimin e gjuhëve, Sela: Ligji duhet zbatuar, nuk ka nevojë për huti

20.10.2019 14:02

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve Ylber Sela vlerëson se nuk duhet të ketë huti nëse duhet të zbatohet...

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve Ylber Sela vlerëson se nuk duhet të ketë huti nëse duhet të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve në sistemin gjyëqsor. Duke folur për detyrimet jurdike Ylber Sela shton se të githa institucionet publike e kanë për detyrë të zbatojnë ligjin për gjuhët.
 
“Lıgji është shumë i qartë dhe normalisht se edhe gjykatat duhet të flasin dhe shkruajnë në gjuhën shqipe ndërsa e di se zbatimi i këtij ligji nëpër gjykata normalisht se kërkon punë sepse shtohen impekimet finansiare, burimet njerëzore dhe normalisht se duhet vullnet politik nga ana e punonjësve të cilët i udhëheqin institucionet dhe ata që janë pjesë e institucioneve”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.
 
 
Sela  në intervistën e javës në TVM2 sqaron se konkluzat të cilat  duhet ti publikojë  në fund të vitit Komisioni i Venecias, kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e dy gjuhësisë në kartmonedha dhe uniformën e ushtrisë. 
 
 “Nëse mendimi i komisionit të Venecias vjen për banknotat dhe për uniformat në ushtri se duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duhet të jetë ashtu, dhe të  shihet në të ardhmen, nëse thuhet se që banknotat dhe uniformat në ushtri të cilat unë mendoj personalisht që duhen të jenë edhe në gjuhën shqipe, por nëse thojnë se duhen të jenë kështu ligji do të duhet të zbatohet”, tha Sela
 
Sela është i prerë në mendimin se zbatimi i sukseshëm i ligjit për gjuhët  në terren do të jetë e mundur vetëm nëse ka vullnet më të madh politik, angazhim  dhe përkushtim nga të gjithë.
 
 “Secili duhet ti bëjë detyrat ashtu siç i përcakton ligji. Qeveria e ka për detyrë të bëj vetëdijësimin sa i përket ligjit edhe tek institucionet edhe tek qytetarët dhe Qeveria vonon në këtë drejtim. Ne po shohim se disa institucione ende nuk i kanë ndryshuar tabelat, ...këtu e kemi gjykatën Kushtetuese që e nuk e ka tabelën jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe emrin e ka ende Republika e Maqedonisë dhe se ka bërë Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Sela.
 
Sela thekson nevojën imediate për themelimin e sa më parë të Inspektoriatit për Zbatimin e ligjit të gjuhëve i cili do të duhet të bëjë inspektimin e implementimit të ligjit në teren.
 
REXHEP QAMILI