Maqedoni
Ndotja e ajrit, shqetësim global, qyteti i Shkupit: Kemi marë masa të vazhdueshme
20.10.2019 14:59
Burimet e ndotjes së ajrit në Shkup janë të shumta...

Burimet e ndotjes së ajrit në Shkup janë të shumta. Në mesin e ndotësve më të mëdhej është edhe ngrohja që përdorin amvisritë, prandaj nga qyteti i Shkupit thonë se në bashkëpunim edhe me ministrinë e ambientit, po ndërmarrin masa konkrete, siç është edhe subvencionimi i ngrohjes ekologjike. Efektet e këtyre masave do të shihen në plan afatgjatë thot zëdhënësi i qytetit, Valon Saliu.
"Neve gjatë këtyre dy viteve kemi marr mjaftë aktivitete fatëkeqësisht problem me ajërin e ndotur nuk ka aktivitet të cilat mund të japin efekt të menjëhershëm, dhe jemi tëpërqendruar në strategji më afat gjate. Duke marrë parasysh se burimet e ndotjes janë të ndarë në disa faktor ashtu ju kemi qas edhe problematikës,faktori kryesor bazuar në studimet që I kemi edhe nga JUENDIPI edhe nga institucione tjera del se një ndër faktorët kryesor është ngrohja e shtëpive gjatë muajve të dimrit dhe mu për këtë arsye qyteti i shkupit e ka hapur edhe ndërmarjen GES", tha Valon Saliu, zëdhën i qytetit të Shkupit.
Ndotja e ajrit, qytetarët: Ripërtëritje të transportit publik
Qytetarët i vlerësojnë masat që ndërmarrin autoritetet, por kërkojnë të ndërmerret diçka edhe te transporti publik pasi në qarkulim ka edhe shum autobus të vjetër dhe çmimi i biletave është i lartë, si dhe të mbahet llogari për djegëjen e mbetjeve medicinale.
"Duhet patjetër të kqyrin diçka,se nuk shkon kështu,une çdo dit udhëtojë me biçikletë,s a kilometer i bënë me biciklet? 7-8 kilometër po thuajse çdo ditë, bile krejt automobilat i kisha hjek prej përdorimi, krejt me bicikleta është e mirë edhe për shëndetin e njeriut kështu që ja vlen,me biçikletë super është"...
"Po kam dëgju pak, ajëri është shum i ndotur, sa masa kanë me ndërmar për këtë gjë nuk e di. Vetëm me klima nuk e di sa ka me pas sukses përderisa e dim se bëhet djegëja e shumë mbeturinave të medicinës në shtetin ton,une besoj se ajo është helmi më i keq, vetëm ti ndalojn së pari ato mos ta bëjnë djegëjen, ndoshta do të ishte më mirë transporti publik të ishte më tepër i angazhum,ti ndalojn veturat,qytetarët të udhëtojn më tepër me biçikleta që sado pak edhe ta ndihmojmë veten për ajërin ton"...
"Më pëlqejn masat, dhe shumica duhet të përdorin biçikleta, edhe për shëndetin është më mir, une secilën ditë 5 kilometër ushëtoj me biçikletë", thanë qytetarët për TVM2.
Në kuadër të masave për uljen e ndotjes ministria e ambientit pritet që së shpejti të fillon me subvencinimin e kondicionerëve me inverter, për të zëvendësuar ngrohjen me dru.
GYLTENE SINANI
