Maqedoni

Ndryshimet në kodin zgjedhor, Veseli: Një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura

20.10.2019 15:32

Sa i përket propozimeve të partive të cilat qarkullojnë në opinion për nevojën e ndryshimit eventual të modelit zgjedhor...

Sa i përket propozimeve të partive të cilat qarkullojnë në opinion për nevojën e ndryshimit eventual të  modelit zgjedhor, nga 6 në 3 njësi zgjedhore, si dhe modelin e listës zgjedhore, njohësi I mirë politik Abdyladi Veseli për TVM2 ka pohuar se modeli I tanishëm me 6 njësi zgjedhore nuk ishte I pranueshëm dhe I qëndrueshëm për elektoratin shqiptarë, sepse ka nxjerë në pah disbalansin  dhe pabarazi të votes mes njësive zgjedhore në 1,2,5,  të cilat prodhojnë  kandidate shqiptare  krahasim me njësinë 3 dhe 4 ku gravitojnë kryesishtë nacionaliteti maqedonas.   
 
“Modeli me 6 njësi zgjedhore u tregua sidomos për komunitetin shqiptar si model jo I mirë, për shkak se tek njësit zgjedhore shqiptare po vërehet rritje të votuesve, ndërsa tek popullata maqedonase po zvogëlohet dhe një pa-barazi të votës, ku po humbën elektorati shqiptarë, përshkak se edi se në njësinë zgjedhore 1,2,5 dhe 6 po zmadhohen dhe po tejkalon at kufirin e tolerancës +/- 5 për qind. Prandaj do të jetë ideja shumë e mirë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore me lista të hapuar, sepse me një njësi zgjedhore do të munden më shumë subjekte politike të bëhen pjesë e Kuvendit, por do të reformohen edhe vet politikanët nëpërmjet listave të hapura, sepse në RVM kemi nevoj të reformohen edhe politikanët”, tha Abdyladi Veseli, analist politik.
 
Veseli ka pohuar se modeli me një njësi zgjedhore me modelin e listave të hapura, do të mundësojë që  pesha e votës të hidhet tek qytetarët të cilët do të kenë mundësi të zgjedhin kandidatët e tyre më të mirë, dhe jo si tani që pesha e votës të jetë tek partitë politike, të cilët shpesh herë kanë nominuar njerëz jo competent për atë pozicion.
 
“Partive politike dhe udhëheqësve të partive politike u konvenon listat e mbyllura, për shkak se aty do të propozojnë atë që duan ato vetë, ndërsa listat e hapura mundësojnë qytetarin që të zgjedhë atë të mendon se është më I mirë, për shkak se aty do të reflektohet vullneti I vërtet I qytetarëve në parlamentin republikan. Dhe prandaj e them se me listat e hapura qytetari do të ketë mundësi të zgjedhë jo garniturën që propozon udhëheqësia partiake, por do të fitoj kandidatët që do ti votojnë qytetarët”, tha Veseli.  
 
Veseli gjithashtu kritikoi subjektet politike, të cilat po e kundërshtojnë modelin me listat e hapura, sepse në këtë mënyrë partitë do të duhet ti nominojnë personat më të mirë, tek të cilët në disa raste edhe nuk mund të kenë edhe ndikim.  
 
FITIM KRYEZIU