Maqedoni
Përkujtohet ushtari i UÇK-së Shpëtim Fejza
20.10.2019 17:06
Në organizim të SHVL-UÇK-së sot në varrezat e fshatit Drogomisht i Vogël të Kërçovës u përkujtua veprimtaria e ushtarit të UÇK-së Shpëtim Fejza...

Në organizim të SHVL-UÇK-së sot në varrezat e fshatit Drogomisht i Vogël të Kërçovës u përkujtua veprimtaria e ushtarit të UÇK-së Shpëtim Fejza, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Shpëtimit, të cilët në shenjë nderimi për veprën e tij, vendosën kurora lulesh në vendprehjen e tij.
"Shpëtimi u frymëzua nga familja e tij e cila nuk u gjunjëzua nga asnjë regjim. Ishte sypatrembur dhe i vetëdijshëm për sakrificën e lirisë kombëtare, prandaj sot ne këtu vlersojmë lartë guximin e tij dhe kontributin që dha në radhët e UÇK-së", tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Në emër të BL të fshatit Drogomisht i Vogël, referat prezentoi Vërgim Fejza ndërsa për kontributin e tij, si pjestar i UÇK-së foli edhe kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu si dhe bashkëluftëtarët e tij Musa Demiri, Jusuf Selmani dhe Aqif Mehdiu. Në shenjë nderimi për ushtarin e UÇK-së Shpëtim Fejza, pjesëmarrësit në këtë manifestim përkujtimor vendosën kurora lulesh te vendprehja e tij.
SHABAN DALIPI
