Maqedoni
Nikollovski: Shpresojmë që Zaev mos të ndryshon mendje
20.10.2019 17:37
VMRO - DPMNE shpreson që kryeministri Zoran Zaev mos të ndryshon mendje në takimin e sotshëm...

VMRO - DPMNE shpreson që kryeministri Zoran Zaev mos të ndryshon mendje në takimin e sotshëm të liderëve në lidhje me propozimit të tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nënkryetari I kësaj partie Aleksandër Nikollovski vlerëson se vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike.
"Zoran Zaev deri para disa ditëve ikte, pas fiaskos që i ndodhi dhe presionit të fuqishëm që ne e bëmë, mbrëmë u pajtua për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse deri sot nuk ndryshon mendje atë herë të merremi vesht teknikisht për të njëjtat. Nëse ndëron mendje do të bëjmë presion të fuqishëm që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen. Lidhur me pritjet është shumë e thjeshtë, Republika e Maqedonisë ka kod zgjedhorë dhe ka kushtetutë. Duhet të dyja të rrespektohen dhe të shkojmë në zgjedhje. Atë që Zoran Zaev e kishte në zgjedhjet e kaluara tani duhet ta ketë VMRO-DPMNE–ja dhe të shkojmë në zgjedhje të pastra, korrekte dhe demokratike", tha Aleksandar Nikollovsi, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
LSDM: VMRO frikohet nga zgjedhjet e parakohshme
Por nga LSDM përmes një deklarate me shkrim thonë se frika e dështimit në zgjedhjet e parakohshme të VMRO-DPMNE është e dukshme, por mbështetja e qytetarëve për LSDM-në është gjithashtu e dukshme. Sipas LSDM –së faqet më të errëta të historisë së Maqedonisë janë shkruar nga VMRO-DPMNE e cila gjatë Qeverisjes së tyre 11-vjeçar ka pasur pasoja shumë të mëdha si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët.
"Në vetëm dy vjet, LSDM përmes politikave të saj, zgjidhi mosmarrëveshjet me dekada, ndërtoi marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët e saj, ekonomia jo vetëm që është stabilizuar, por po rritet edhe sot, duke ngritur standardin e jetës dhe duke rikthyer dinjitetin e qytetarëve të saj. Qytetarët e kanë njohur angazhimin e LSDM-së, kështu që ata kanë dhënë mbështetje të fortë që nga atëherë dhe do ta bëjnë këtë përsëri. Vendi ynë ka ecur përpara dhe do të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, sepse ky është vendi që meriton. Kjo është e ardhmja që qëndron përpara", thuhet në kumtesën e LSDM-së.
GYLTENE SINANI
