Maqedoni
Liderët e partive në takim te Presidenti për të dakorduar datën e zgjedhjeve
20.10.2019 18:05
Liderët politik u ulën në tryezën e përbashkët për të përafruar qendrimet e tyre për zgjedhjet....

Liderët politik u ulën në tryezën e përbashkët për të përafruar qendrimet e tyre për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që kryeministri Zaev i kërkoj pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve.
Në villën Presidenciale në Vodno në këto momente po zhvillohet takimi i parë i liderëve të thirrur nga Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ku pritet ata të dakordohen për caktimin e datës së zgjedhejve të parakohëshme dhe formimin e qeverisë teknike.
