Maqedoni
Decentralizimi, i rëndësishëm për të gjitha komunat
17.09.2014 17:49
Komunat më të mëdha urbane, kanë qasje më të mirë deri tek fondet dhe marrjet e kredive dhe të njëjtat kontribuojnë më shumë në përmirësimin e standardeve për jetë më urbane të qytetarëve...

Por, ky konstatim jo vetëm i komunave dhe qytetarëve të tyre, por edhe i një analize më profesionale, pritet të ndryshojë përmes projektit për ndërtimin e pushtetit lokal efektiv dhe demokratik, i cili ka për qëllim t’i përmirësojë dhe përforcojë kapacitet e të gjitha palëve të involvuara në procesin e decentralizimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë projekt do të bëhet ekspertizë nga ekspertë evropianë, që do të vlerësojnë dhe kontrollojnë rezultatet e procesit të decentralizimit në vend.
Tendencat bashkëkohore të Pushtetit Lokal në Evropë përfshijnë parimin kryesor, komunat më afër qytetarëve dhe kontributin e autoriteteve komunale në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Decentralizimi i Pushtetit Lokal nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin e Shkupit, Manastirit dhe të Tetovës, por ai është i rëndësishëm edhe për komunat e vogla rurale. Sistemi i demokracisë në vend do të përparojë akoma më shumë përmes procesit të decentralizimit të Pushtetit Lokal, sepse i njëjti u mundëson përfaqësuesve të Pushteti Lokal të kyçen drejtpërsëdrejti në politik-bërje”- tha përfaqësuesi i BE-së në Shkup, Robert Lidel.
Procesi i decentralizimit në Maqedoni filloi në vitin 2002 dhe deri më tani janë bërë ndryshime të rëndësishme në strukturën dhe financimin e Pushtetit Lokal.
REXHEP QAMILI
