Botë
Politika zvicerane mund të bëhet më e gjelbër
20.10.2019 20:08
Zvicra zhvilloi këtë të dielë zgjedhjet e përgjithshme për parlamentin e ri....

Rezultatet paraprake pas mbylljes së procesit të votimit flasin për një fitore të konsiderueshme të të gjelbërve, partive GP dhe GLP dhe humbje terreni nga dy partitë konservatore SVP dhe SP, që janë dhe dy partitë më të mëdha të vendit.
Rezultatet paraprake të sapopublikuara janë si vijon: Grünen (të Gjelbrit) shtojnë praninë e tyre në parlament për 5.6 për qind (pothuaj dyfish), GLP, për 2.9 dhe CVP, 0.4%. nga ana tjetër, SVP humbet 3.1%, SP, 2.4% dhe FDP 1.2%.
Kështu, sipas rezultatave të publikuara, SVP tani ka 26.3%, SP 16.5%, FDP 15.2% Grüne 12.7%, CVP 12%, GLP 7.6% etj.
Plot 4652 kandidatë garuan në zgjedhjet parlamentare në Zvicër, për 200 vendet në Dhomën Nacionale dhe 46 në Senat.
Ky është numri më i madh i kandidatëve që kanë kandiduar deri tani në zgjedhjet zvicerane. Midis tyre, janë edhe 6 shqiptarë që garojnë për parti të ndryshme në kantonet e Lucernës, Sent Gallen, Zyrihut dhe Baselandit.
Në Zvicër jetojne rreth 200 mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut./Ora News

