Maqedoni
Liderët e partive arrijnë marrëveshje, më 12 prill mbahen zgjedhjet e parakohshme
20.10.2019 20:51
Më 12 prill 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare....

7 liderët politik Zaev, Mickovski, Ahmeti, Sela, Thaçi, Kasami, Gashi, nën organizimin e Presidentit Pendarovski, u dakorduan për këtë datë duke pasur parasysh agjendën e ratifikimit të marrëveshjes së NATO-se. Zgjidhjet personale per formimin e Qeverisë teknike e cila do të filloj të zbatohet pas 3 janari do të caktohen në periudhën që vjen.
“Sipas kujtësës time, shteti ynë është për here të tretë në kësilloj situate, në vitin 19991 kur ishin në situate të njejtë, pastaj në vitin 2008, kur isha I pranishëm me delegacionin e Maqedonisë në samitin e NATO-s në Bukuresht, kur për shkaqe të njohura rreth kontestit të emrit me fqiun tone jugor ishim të bllokuar totalisht dhe tani pas konkluzioneve jo të volitshme. Më vjen mirë që të gjithë liderët e ftuar kanë treguar një aftësi të qartë shtetformuese dhe asnjëri prej tyre nuk lëshoi të thotë se kjo është mënyra e vetme që duhet të shkojë vendi ynë, dhe se nuk ka alternativa tjera në atë rrugë dhe se shteti mund të jetë i prosperuar. Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi prej çka të frikësohemi. Të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë e fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”, tha Stevo Pendarovski, kryetar i RMV-së.
“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
“Nuk ka alternativ tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Zijadin Sela, kryetar i Aleancës.
Ne në vazhdimësi kemi kërkuar zgjedhje të parakohshëm dhe me këtë vendim është moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orientimin e mëtejshëm. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në Samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”, tha Bilal Kasami, kryetar i lëvizjes Besa.
“Sigurisht që qëndrimin e parë e dha Kabineti i Presidentit dhe ky është një lajm i mirë që forcat kryesore politike të Maqedonisë së Veriut vendosën që nuk ka alternativë tjetër përveç se të këmbëngulim në procesin integrues drejt NATO-s dhe BE. Edhe në pjesa e dytë është një lajm i mirë. Arritëm marrëveshje që zgjedhjet të mbahen me 12 prill, kryeministri kishte propozim që zgjedhjet të mbahen në tetor që më pastaj u shqyrtua mundësia e ratifikimit të marrëveshjes nga ana e Parlamentit të Spanjës, ne duhet të kemi Parlament që të ratifikoj këtë marrëveshje”, tha Menduh Thaçi, kryetari PDSH-së.
“Të gjithë u dakorduam se Maqedonia nuk duhet të heq dorë nga procesi euro-integrues. Derisa Evropa t’i sqaroj punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit. Ndërkohë u dakorduam që 12 prilli të jetë dita e zgjedhjeve që do të paraqes një kthesë të madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Pesidenti i shtetit bëri te ditur se liderët partiak kanë arritur konsensus shtetëror për vazhdimin e rrugës euro atlantike në të ardhmen, ndërsa poashtu janë të mendimit se regjistrimi i popullesisë duhet të jetë vetëm një operacion statistikor i cili duhet të bëhet gjatë vitit të ardhshëm pa ndikimin e politikës.
REXHEP QAMILI
