LSDM, me kritika ndaj rritjes së borxhit publik
LSDM-ja përsëri shfaqi shqetësimin për rritjen e borxhit publik të shtetit...

Partia opozitare, akuzoi Qeverinë e Gruevskit se po manipulon me publikun, duke fshehur gjendjen faktike për paratë që shteti i ka borxh.
“Çfarëdo që të bëjë kjo qeveri, sado ndryshime që të bëjë në Ligjin për Borxh Publik, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se shtetin e kanë shtyrë në borxh prej 4.2 miliard eurosh…Për të shfaqur borxh më të vogël, në vend se t'i zvogëlojë harxhimet e palogjikshme luksoze, qeveria po e zvogëlon numrin e subjekteve, borxhet e të cilëve logjikisht hyjnë në borxhin e përgjithshëm publik, që është borxh i secilit qytetarë të Maqedonisë. Me këtë vetëm në mënyrë fiktive është zvogëluar borxhi. Qeveria po hap rrugën drejt borxheve të reja, sepse tashmë është e qartë se buxheti është i zbrazët. Ne qytetarët jemi ata që do t’i kthejmë këto borxhe”- u shpreh Vanço Uzunov, nënkryetar i LSDM-së.
