Botë

Brexit, Johnson: Londra të dalë nga BE-ja më 31 tetor

21.10.2019 10:53

Qeveria e Boris Johnsonit u shpreh e vendosur që Brexit të ndodhë më 31 tetor...

Qeveria e Boris Johnsonit u shpreh e vendosur që Brexit të ndodhë më 31 tetor, edhe pse u detyrua nga Parlamenti t’i shkruante Brukselit për t’i kërkuar një shtyrje.

Dita e djeshme, me një votim historik të parashikuar në Parlamentin Britanik të një marrëveshjeje të re për Brexit, që u njoftua triumfalisht dy ditë më parë në Bruksel, do të jepte më në fund një sqarim më shumë se tre vjet pas referendumit të vitit 2016.

Deputetët vendosën të shtyjnë vendimin e tyre dhe europianët të përballen sot me 3 letra, ku thuhej gjithçka dhe e kundërta e saj, dhe më pak se dy javë për të shmangur një dalje pa marrëveshje, që i shkakton djersë të ftohta komunitetit të biznesit.

Letra e parë, e panënshkruar, kërkon një shtyrje prej 3 muajve të Brexit. E dyta, e nënshkruar nga Boris Johnson, thekson se nuk dëshiron të ketë vonesa.

E treta, nga ambasadori britanik në BE, Tim Barrow, thekson se shtyrja është kërkuar vetëm për të respektuar ligjin.