Botë

Granatimet në Kashmir, India dhe Pakistani me akuza të ndërsjella

21.10.2019 11:39

India dhe Pakistani fajësuan njëra-tjetrën për granatimet përgjatë vijës së kontrollit, që ndan rajonin e diskutueshëm të Kashmirit...

Të dyja palët thonë se, janë hakmarrë vetëm pasi njëra ka sulmuar tjetrën, duke vrarë civilë dhe ushtarë në të dyja anët.

Për numrin e viktimave ka raporte kundërthënëse, Pakistani raporton për shtatë të vrarë, ndërsa India për tre. India dhe Pakistani, të dyja vende me armë bërthamore, kanë luftuar tashmë dy luftëra për Kashmirin, por tensionet këtë vit janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Nju Delhi dhe Islamabadi e pretendojnë Kashmirin në tërësi, por kontrollojnë vetëm pjesë të tij.

Përshkallëzimi i armiqësive në kufi këtë vit thuhet se kërcënon edhe armëpushimin që është arritur në vitin 2003.