Botë

Turqia konfirmon tёrheqjen e policisë kurde

21.10.2019 13:19

Gati njё javё e gjysmё pas fillimit tё ofensivёs ushtarake turke nё veri tё Sirisё dhe tri ditё pas shpalljes sё armёpushimit...

Gati njё javё e gjysmё pas fillimit tё ofensivёs ushtarake turke nё veri tё Sirisё dhe tri ditё pas shpalljes sё armёpushimit, forcat demokratike siriane, nёn drejtimin e milicёve kurdё YPG, kanё filluar tёrheqjen e luftёtarёve tё tyre, sikurse ёshtё rёnё dakord nё marёveshjen e armёpushimit.

“Ne nuk kemi mё luftёtarё nё qytet”, shkruan njё zёdhёnёs i SDF-së nё Twitter.

Qendra siriane e Mbikëqyrjes sё tё Drejtave tё Njeriut njofton se, rreth 500 luftёtarё SDF janё tёrhequr nga Ras al-Ain. Fillimisht, nga qyteti u zhvendosёn trupat e tё vrarёve dhe tё plagosurit.

Nё imazhet e ushtrisё turke nga Ras al-Ain shihet se si nё njё autokolonё qё largohej nga qyteti, kishte shumё automjete ambulancё.

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se, njё autokolonё me 55 automjete ka udhёtuar pёr nё Rais al-Ain. Mё pas 86 automjete ishin larguar nga qyteti nё drejtim tё Tall Tamar. Ministria mё tej njoftoi se, po e ndjek tёrheqjen e YPG-së dhe nuk ka “asnjё pengesё”.