Bisedë telefonike Zaev-Stoltenberg, pritet së shpejti RMV të jetë pjesë e NATO-s

21.10.2019 17:01

Nëse procesi integrues i RMV-së në BE nuk shkon sipas pritshmërive...

Nëse procesi integrues i RMV-së në BE nuk shkon sipas pritshmërive, kjo nuk ndodh me integrimin e vendit  në NATO. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një bisede telefonike me kryeministrin, Zoran Zaev, në  Twitter ka shkruar se pret që RMV së shpejti të bëhet anëtare e aleancës.

“Një bisedë e mirë telefonike me kryeministrin, Zoran Zaev, për riafirmimin e përkushtueshmërisë së NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Procesi i ratifikimit po vijon dhe me padurim presim që Maqedonia e Veriut së shpejti t’i bashkëngjitet Aleancës sonë”- ka shkruar Stoltenberg.

Kryeministri Zaev e ka njoftuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për disponimin e qytetarëve pas vendimit negativ të BE-së për startimin e negociatave.

"Vendimi i KE-së ka qenë zhgënjyese dhe ftrustruese" -  sqarojnë bisedën Zaev - Stoltenberg nga shërbimi për informim i qeverisë.

Mosmarrja e datës nga BE, vazhdojnë reagimet nga zyrtarët evropianë

Ndërkohë, vendimi i KE-së për mosdhënien e datës për negociata, vazhdon të komentohet nga zyrtarët evropianë.

Shefja në largim për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, mosdhënien e datës për bisedime për RMV-në dhe Shqipërinë, apo prolongimin për negociata, e quan gabim të madh.

“Ky është shans më se i humbur, ky është gabim historik që shpresoj se së shpejti do të përmirësohet”,- ka shkruar Mogherini në shkrimin e saj të titulluar "Dy vendime, një gabim". Gjermania vazhdon me apelin e mosdorëzimit.  Zyrtarët e koalicionit qeverisës në Bundestagun gjerman, pas situatës së re të krijuar në RMV dhe Shqipëri, i bëjnë thirrje Shkupit dhe Tiranës të vazhdojnë me reformat, me qëllim që t’i bindin skeptikët se vendi  Ballkanit Perëndimor është në BE.

"Nëse dy vendet mbeten të përkushtuar, Parisi nuk do të mund t’i ndalë bisedimet për së dyti herë. Gjermania e përkrah dhe mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor", - thotë zëvendëskryetari  i grupit parlamentar të CDU-së, Johan Vadeful.

Ndërkohë nga Komisioni Evropian sqarojnë se nga Samiti i Këshillit Evropian nuk kanë dalë konkluza për mënyrën  e ndryshimit të metodologjisë për negociata, atë që po e kërkon vazhdimisht Franca.

“Nuk ka konkluzione nga Këshilli Evropian për ndryshimin e procesit për zhvillimin e bisedimeve, siç kërkon Franca. Për momentin, në këtë fazë nuk ka paralajmërime për një gjë të tillë”,- u shpreh zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva.                                                                                 

Ish kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka kritikuar mungesën e kreut qeveritar grek, Micotakis, nga ngjarjet në fqinjësinë e saj.

“Jam i sigurt, sa edhe publikisht ta thotë tejet kontradiktore se duhet ta respektojmë marrëveshjen e dëmshme, njëkohësisht do të lutet në vendin fqinj të mos fitojnë sërish nacionalistët dhe ta kundërshtojnë, mes tjerash Marrëveshjen “e turpshme” të Prespës", - ka shkruar kreu i Syrizas, Aleksis  Cipras, duke ftuar qeverinë aktuale të jetë më e guximshme në politikën e jashtme. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)