Ekonomi

29 mijë paraqitje për shlyerjen e borxheve

17.09.2014 18:03

Dorëzimi i kërkesave për shlyerje të borxheve filloi më 18 gusht, ndërsa afati përfundimtar është 13 tetori deri në orën 16:30...

"Pres se si po afrohet afati përfundimtar edhe të gjithë të tjerët t'i grumbullojnë dokumentet që janë themelore dhe t'i vizitojnë Qendrat për Punë Sociale dhe në këtë mënyrë do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe këtë mundësi që në mënyrë të njëfishtë t'u shlyhen borxhet marrësve të ndihmës sociale, të papunëve dhe personave që kanë pasur raste vdekjeje ose invaliditet në familje dhe për këtë arsye nuk munden t'i paguajnë obligimet"- shtoi Stavreski.
 
Përmes kësaj mase të qeverisë, do të shlyhen borxhe të krijuara përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2013, ndërsa në bazë të energjisë elektrike të harxhuar, energjisë ngrohëse, për kartela kreditore, tejkalime të llogarive transaksionale dhe kredi harxhuese, si dhe borxhe për taksë radio-difuzive, borxhet duhet të jenë të papaguara më gjatë se një vit dhe për to të ketë filluar procedurë për pagesë.
 
Qytetarët do t'i dorëzojnë kërkesat në Qendrat për Punë Sociale, në vendet ku ata jetojnë ose në ato më të afërta të vendbanimit, në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrjes nga ana e ministrisë, ndërsa për pranim të saj do të vendosë komision i posaçëm.
 
E gjithë procedura për shlyerje të borxheve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve pritet të përfundojë deri në nëntor, ndërsa vlerësohet se do të përfshihen midis 50.000 dhe 100.000 qytetarë, që madje, varet nga ajo se sa persona do të paraqiten.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU