Kërçovë, anulohet gjykimi kundër Sheqerim Ahmedit – “El Çekës”
Seanca e sotme gjyqësore kundër Sheqerim Ahmedit....

Seanca e sotme gjyqësore kundër Sheqerim Ahmedit, i njohur si “El Çeka”, që akuzohet për publikimin dhe shpërndarjen e bisedave të incizuara në mënyrë ilegale, u anulua me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses, Biljana Kizheska, nga procedura gjyqësore.
Në seancën e sotme gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Kërçovës kundër Sheqerim Ahmedit, ishte planifikuar fjala përfundimtare, por ajo u anulua sepse avokati, Besnik Asani, kërkoi përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizheska, për arsye të jotransparencës dhe anshmërisë në procesin gjyqësor, në të cilin sipas tij nuk janë marrë parasysh faktet e palës mbrojtëse.
Data për seancën e radhës nuk është caktuar akoma, por ajo do të kumtohet në faqen online të gjykatës së Kërçovës.
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, dhjetëra protestues me pankarta në duar, kërkuan lirimin e Sheqerim Ahmedit nga aktakuza, që ngarkohet nga Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës. (Shaban Dalipi, TVM2)
