Botë

Bercow: Marrëveshja për Brexit, refuzohet kërkesa e kryeministrit për votim

21.10.2019 19:41

Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow, ka refuzuar kërkesën e Qeverisë Britanike....

Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow, ka refuzuar kërkesën e Qeverisë Britanike për të votuar rreth marrëveshjes për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka arritur marrëveshje me BE-në për Brexit javën e kaluar, mirëpo ajo duhet ta ketë edhe miratimin e parlamentit të Britanisë. Bercow ka thënë se kërkesa për votim të marrëveshjes është sjellë përpara parlamentit edhe të shtunën, andaj një miratim i dyfishtë i thirrjes do të ishin “përsëritje” e debatit.
 
Në seancën e mbajtur të shtunën, ligjvënësit janë pajtuar që marrëveshja e Johnsonit nuk mund të zbatohet derisa të kthehet në ligj, me miratim të deputetëve. Qeveria britanike në anën tjetër insiston që ky shtet duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor.