Maqedoni

Parlamenti Evropian, rezolutë për negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë

22.10.2019 10:29

Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë për negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë....

Në faqen zyrtare të PE njoftohen bisedimet sa i përket kësaj rezolute për negociatat me BE-në. Debati në Parlamentin Evropian vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha “jo” hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i vuri veton për moshapjen e negociatave. Bashkë me Francën, kundër këtij procesi ishte edhe Holanda dhe Danimarka.
 
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjatë raportimit në Parlamentin Evropian për Samitin e 17-18 tetorit, deklaroi se shumica e vendeve anëtare donin të hapnin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
“Në opinionin tim, mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim”,- tha Tusk. “Shpresoj që liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”,- theksoi Tusk.