Futboll
Talentet shqiptare të futbollit, janë duke “lulëzuar” gjithandej nëpër botë.
17.09.2014 18:05
Supertalenti kosovar, Sinan Bytyqi, realizoi një gol fantastik për Manchester Cityn U21 në fitoren 4:1 ndaj Norëich Cityt...

Në fakt, Sinani realizoi dy gola në këtë sfidë, mirëpo vlen të veҫohet goli të cilin e realizoi nga gjuajtja e lirë.
Në stilin e David Beckham, Sinani la në gjumë portierin kundërshtar për t’ia tundur rrjetën.
Përndryshe futbollisti kosovarë Sinan Bytyqi mbron ngjyrat e kombëtares austriake U-19.
Ndërkohë që luan në një skuadër të madhe europiane, askush nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk është interesuar për të.
Sinani luan për grupmoshat e Austrisë, ndërsa ka treguar se askush nga FSHF-ja nuk e ka kontaktuar ndonjëherë për ta ftuar t’u bashkohet kuqezinjve.
Ai ka thënë se nuk shtë kontaktuar kurrë nga askush nga Shqipëria.
Duke shtuar se unë jam pjesë e Austrisë, por nuk e di ndoshta do ta pranoja edhe Shqipërinë.
Të them të drejtën ende nuk e kam menduar se për kë do të luaj, mirëpo e dua vendin tim ka thënë tha Bytyçi.
