Maqedoni
Zaev: Regjistrimi duhet të mbahet vitin e ardhshëm
22.10.2019 12:03
Kryeministri, Zoran Zaev, vlerëson se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020....

Kryeministri, Zoran Zaev, vlerëson se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020.
“Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, të gjithë u dakorduam për takim liderësh, respektivisht vetëm e kemi përmendur, nuk kishte debat. Planet fillestare ishin mes 1 dhe 30 prillit, kuptohet ai mund të zbatohet në maj, mundet edhe në vjeshtën e vitit 2020, por të mos prejudikojmë çka duhet të bisedojmë me drejtorin, por nuk duhet të heqim dorë nga zbatimi i regjistrimit në vitin 2020”,- deklaroi kryeministri Zaev.
