Botë
Assad e quan Erdoganin hajdut!
22.10.2019 13:13
Presidenti sirian Bashar al-Assad e quajti homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan...

Presidenti sirian Bashar al-Assad e quajti homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan një “hajdut” në vizitën e tij të parë në zonat në provincën Idlib që kohët e fundit janë kthyer nën kontrollin e Sirisë.
Mediat shtetërore siriane raportuan se Assad ishte midis ushtarëve sirianë në territorin e Idlib-it.
Assad e quajti Erdogan “një hajdut që vodhi fabrikat, grurin dhe naftën dhe tani po vjedh territorin”, me shumë gjasë duke iu referuar një sulmi ushtarak turk në verilindje të Sirisë./Top Channel
