Botë
Itali, përmbytjet i marrin jetën 2 personave
22.10.2019 14:31
Vala e motit të keq me stuhi e përmbytje në Italinë e Veriut i ka marrë jetën 2 personave dhe ka lënë të pastrehë qindra të tjerë....

Rajoni i Piemontes pritet të shpallë gjendjen e emergjencës.
Përmbytjet kanë bllokuar rrugë e kanë bërë të pabanueshme dhjetëra ndërtesa.
Dalja nga shtrati e lumenjve ka prishur disa ura rrugore, ndërsa në shumë zona ka pasur edhe rrëshqitje toke./Tv Klan
