Maqedoni
Anulohet Ligji për tregjet e gjelbra
22.10.2019 16:19
Ligji i kontestuar për tregjet e gjelbra nuk do të implementohet, sepse po bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje të re ligjore...

Ligji i kontestuar për tregjet e gjelbra nuk do të implementohet, sepse po bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje të re ligjore, e cila do të përmirësonte kushtet e tregtarëve nëpër tregjet e gjelbra, njoftoi ministri i Ekonomisë, Krehsnik Bekteshi.
“Ligji për tregjet e gjelbra është ligj i cili është propozuar nga grup deputetësh dhe ne si Ministri e Ekonomisë në kunitentiet e kemi treguar qëndrimin tonë, ajo zgjidhje ligjore që është shtyrë nuk do të implementohet fare. Ne kemi komunikuar me të gjitha palët e prekura për të gjetur një zgjidhje të re me të vetmin qëllim, që të përmirësojmë kushtet e tregtarëve nëpër tregje. Në ndërkohë ne punojmë për zgjidhje të re ligjore, në një afat sa më të shkurtë do t’i fitojmë të gjithë odat ekonomike që merren me këtë veprimtari”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
GAZMEND KURTISHI
