Turizëm, kërkohen modele të reja për subvencionim

22.10.2019 16:56

Tur operatorët vendorë dhe të huaj duhet të kenë trajtim të barabartë....

Tur operatorët vendorë dhe të huaj duhet të kenë trajtim të barabartë. Kjo është një kërkesë e menaxherëve turistikë të hotelerive në vend të cilët kërkojnë përmirësim të ligjeve, gjegjësisht model të ri për subvencionim.

“Modeli për subvencionim është një mjet mjaft i rëndësishëm në promovimin e shtetit jashtë, nëse nuk bëjmë një model të ri mund të humbim shansin të krahasohemi me shtet fqinje. Tur operatorët më të mëdhenj veç më po i përgatisin paketat dhe programet e tyre për verën e vitit të ardhshëm”,- tha Vladimir Gramatikov nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Ligji i ri për turizmin duhet të hyjë në fuqi në janar të vitin e ardhshëm. Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se punohet në përgatitjen e atij modeli.

“Ne vetëm se i dëgjuam kërkesat e tyre, kërkesa konkrete sa kërkesa sa i përket mënyrës së subvencionimit dhe marrë parasysh rregullorja momentale skadon me përfundimin e këtij viti ne si ministri që nga java e ardhshme do të thërrasim edhe grupe ku bashkërisht me odat ekonomike, po njëkohësisht me agjencinë për promovimin e turizmit në vendin tonë në një shumë të shkurtët do të dalim me propozime konkrete”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Edhe punëtorët turistikë u shprehën se me modelin e ri  presin të  përmirësohet oferta turistike, ndërsa me këtë do të rritet edhe numri e turistëve. Korrikun e këtij viti mbi 170 mijë turistë e vizituan vendin, shifër që përbën 2.5 për qind më pak se vitin e kaluar. (Zekirja Mexhiti, TVM2)