Hapet Panairi për punë dhe karrierë, të rinjtë të interesuar për punë jashtë vendit
Agjensia për Rini dhe Sport edhe sivjet organizoi Panairin për punësim dhe karrierë....

Agjensia për Rini dhe Sport edhe sivjet organizoi Panairin për punësim dhe karrierë. Kjo ngjarje ka për qëllim që të rinjve t’ju ofrojë mundësi për trajnim, punësim, zhvillim profesional, mundësi të rrjetit, edukim në IT, programe pune jashtë shtetit, nëpërmjet projekteve që ofrojnë ndërmarrjet.
Mbi tridhjetë kompani vendore shpalosën ofertat e tyre.
“Interesim më të madh për të pranuar në punë, kanë kompanitë e mëdha vendore, siç janë bankat, operatorët telefonikë, kompanitë farmaceutike etj. Ndërsa nga ana e studentëve ka më tepër interesim për t’u punësuar nëpër agjencitë turistike, për punë verore që ofrohen jashtë vendit, kjo është kërkesa e studentëve, ndërsa të rinjtë që janë pa punë më tepër kërkojnë të punësohen nëpër kompanitë e mëdha vendore”,- tha Ana Manasieva nga Agjencia për Rini dhe Sport.
“Momentalisht program më i kërkuar është “Work and Travel American”, çdo vit studentët dhe të rinjtë kanë interesim të madh për këtë program, sepse ka shumë benifite, ata kanë mundësi ta njohin veten, të pavarësohen, të përjetojnë aventura të reja pune, është pikë fillimi e karrierës. Në Amerikë u ofrohen mundësi të mëdha, të cilat i organizojmë ne, prej ditës së aplikimit, intervistës, nënshkrimin e marrëveshjes për punë me punëdhënës amerikanë që janë me renome, insistimin për marrjen e vizës në Ambasadën amerikane, vendqëndrimin dhe fare në fund ua nxjerrim edhe biletën e aeroplanit”,- tha Biljana Dimova Ivanova nga Agjencia “Kozon”.
“Jam i interesuar të mësoj se në çfarë mënyre kryet distribuimi dhe logjistika dhe mora kontaktet e kompanive që ofrojë mundësi në këtë lëmi, me qëllim që t’i rris aftësitë e mia në këtë drejtim”,- tha një student.
“Më intereson më tepër për grafikë dizajn, çfarë ofrojnë kompanitë e tilla që në të ardhmen të punësohem”,- theksoi një student.
Këtë vit panairin e kanë vizituar mbi 300 studentë. Për dallim prej vitit të kaluar eksiton regjistri i studentëve në tendën në hyrje të panairit, që të kontaktohen nga kompanitë kur të ketë vende të lira pune. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)
