Kulturë
Ulqin, u mbajt edicioni i 47 i “Miss Globit”
22.10.2019 19:02
Mbrëmë në Mal të Zi në Ulqin u organizua edicioni i 47 i “Miss Globit”...

Mbrëmë në Mal të Zi në Ulqin u organizua edicioni i 47 i “Miss Globit”, i mundësuar nga producenti i njohur shqiptar, Petri Bozo, dhe “Deli Art Association”.
Në këtë spektakël morën pjesë vajza nga gjithsej 50 vende të globit. Në garë të 50 vajzave, aty zuri vend edhe bukuroshja nga Kosova, Eriona Sejdiu.
Fituese e Miss Globit u zgjodh Alehandra Dias nga Meksika, ndërsaTrinidadi dhe Tabagoja arriti që të jenë si “shoqëruesja e parë”.
Edhe përfaqësuesja nga Maqedonia e Veriut u kthye me çmimin e “Miss Fotogjenia”.
