Botë
Një person përplas automjetin për këmbësorë në Oslo, tre vetë të plagosur
22.10.2019 21:17
Një person u arrestua pas dyshimeve se ka përplasur një auto-ambulancë të vjedhur për një grup njerëzish në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo...

Tre persona, përfshirë dy foshnje binjake, u plagosën.
Transmetuesi publik tregoi pamje të auto-ambulancës në qytet, ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna, me sa dukej nga automjeti.
Rrëmbyesi i dyshuar u plagos pasi policia qëlloi në drejtim të tij.
Motivi i sulmit nuk u përcaktua ende.
"E kemi marrë nën kontroll një ambulancë që është vjedhur nga një person i armatosur", tha policia e Oslos në një postim në Twitter.
Policia tha se po e kërkon një të dyshuar të dytë.
Agjencia e lajmeve AFP tha se një grua dyshohet se është po ashtu e përfshirë në incident./evropaelire
