Pas marrëveshjes me Rusinë, Turqia nuk rifillon ofensivën ndaj kurdëve
Turqia ka thënë se nuk “nevojë” për rifillim të operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri...

Turqia ka thënë se nuk “nevojë” për rifillim të operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara se tërheqja e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare është “kompletuar”.
“Në këtë fazë nuk ka nevojë për nisje të një operacioni të ri”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Ky lajm vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, janë takuar për gjashtë orë të martën në një takim privat në Soçi të Rusisë.
Gjatë negociatave, ata janë pajtuar për të kryer patrullime të përbashkëta ushtarake në veri-lindje të Sirisë dhe u kanë dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë turq dhe ata rusë kanë thënë se armëpushimi i ri, që do të zgjasë 150 orë, ka nisur mesnatën e 23 tetorit, dhe se përmes tij, kurdëve iu kërkohet të largohen 32 kilometra larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë.
