Botë

Sulmojnë postbllokun, talebanët vrasin 15 policë

23.10.2019 10:37

Edhe pse janë bërë përpjekje të shumta për paqe vazhdon konflikti i përgjakshëm mes talebanëve dhe afganëve...

Sipas raportimeve të fundit, talebanët kanë vrarë plot 15 policë të martën. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Kunduz të Afganistanit, ku militantët talibanë sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.
 
Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz dhe morën përsipër sulmin.
 
Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë./Top Channel