Botë

Vazhdojnë protestat në Irak, shkon në 157 numri i viktimave, 149 prej tyre civilë

23.10.2019 11:09

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Irak. Numri i viktimave sa vjen e rritet e sipas autoriteteve, ka arritur në 157 persona...

Viktimat janë shënuar në kryeqytetin Bagdad dhe në qytete të tjera. Burimet zyrtare bëjnë me dije gjithashtu se 149 nga viktimat janë civilë dhe 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë. 
 
Në raportin e ekipeve hetuese thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë.
 
“Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin mbi forcat e tyre gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos”, thuhet në raportin zyrtar protestat në Irak filluan për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.