Botë
Britani, gjenden 39 trupa të vdekur brenda një kamioni
23.10.2019 11:25
Trupat e 39 personave janë gjendur brenda një kamioni në qytetin e Essex, në Britaninë e Madhe...

Viktimat janë burra dhe gra, një prej tyre është adoleshent. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e viktimave, por procesi parashikohet të jetë i gjatë.
Mësohet se kamioni ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet.
Edhe pse anijet në këtë port vijnë kryesisht nga Irlanda, mbetet ende e paqartë se cilin itinerar ka ndjekur kamioni për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.
