Maqedoni

Senati amerikan miratoi Protokollin për antarësimin e RMV-së në NATO

23.10.2019 12:55

Senati amerikan miratoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO...

“Për” votuan 91 senatorë, ndërsa 2 ishin kundër. Paraprakisht, Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Ditë më parë, Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan edhe Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa Franca e miratoi leximin e parë.

Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme, edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i shprehu mirënjohjen Senatit amerikan për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

“Partneriteti strategjik SHBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuar në stabilitetin global dhe sigurinë”,- theksoi kreu i shtetit.