Maqedoni

23 tetori, Xhaferi: U luftua për shtet të suksesshëm e të barabartë për të gjithë

23.10.2019 13:18

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi, ka uruar në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi, ka uruar në emrin e tij  personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , 23 tetorin - Ditën E Luftës Revolucionare Maqedonase. 
 
“Kjo festë shtetërore, e cila përmend një pjesë të historisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në synimin e saj shekullor për çlirim dhe pavarësi, le të na kujtojë betejat e përditshme që i bëjmë për ndërtimin e një shteti të fuqishëm dhe të suksesshëm, shtet i cili do t’u ofrojë të gjithëve jetë më të mirë dhe mundësi të barabarta”,-  thuhet në urimin e kryeparlamentarit Xhaferi.