Maqedoni

Mickoski: Fati i vendit është në duart e popullit

23.10.2019 13:39

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, uroi qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase...

Kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, uroi qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
 
“23 Tetori është themeli me të cilin ndërlidhet Epopeja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, Lufta Nacionalçlirimtare dhe KAÇKM-ja, por edhe 8 Shtatori dhe Republika e pavarur e Maqedonisë. Qëndrueshmëria e këtij ideali për liri dhe barazi 126 vjet tregon se ky popull dhe ky shtet kanë kultivuar dhe do të kultivojnë vlera evropiane dhe civilizuese dhe të gjithë ne në atë duhet të krenohemi dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë. Obligimi ynë si popull është ta vazhdojmë këtë luftë jo vetëm si kujtim të paraardhësve tanë, por edhe si amanet për brezat e ardhshëm. Vetëm me punë, qëndrueshmëri dhe rindërtim mund të jemi të sigurt se Maqedonia do të ecë drejt progresit dhe sukseseve, në vend drejt dështimeve dhe kthimit mbrapa. Si kurrë më parë fati i vendit tonë është në duart e popullit tonë, ndërsa unë fuqimisht besoj se rindërtimi do të vijë”,- shkruan Mickoski në urimin e tij për qytetarët.