Maqedoni

Stoltenberg: Dyert e NATO-s, të hapura për Maqedoninë e Veriut

23.10.2019 15:19

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka dashur të komentojë vendimin e BE-së....

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka dashur të  komentojë vendimin e BE-së për të mos i dhënë datë për bisedime Maqedonisë së Veriut, por thotë se dyert e NATO-s janë të hapura.
 
Stoltenberg përkujton se shumica e vendeve anëtare e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim. E fundit mbrëmjen e së martës Protokollin e  ratifikoi edhe Senati i SHBA-ve dhe së shpejti Aleanca do t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut që do të bëhet anëtare e plotë.  Sekretari gjeneral i NATO-s përkujtoi se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë në rritjen e stabilitetit në rajon dhe kjo do të ketë ndikim edhe në prosperitetin ekonomik.