Maqedoni

Negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë, PE: Kompromisi, paralelisht me metodologjinë

23.10.2019 16:07

Parlamenti Evropian nuk pajtohet me vendimin negativ të Këshillit Evropian për shtyrjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë....

Eurodeputetët kanë para tyre në tryezë  rezolutën prej nëntë pikësh, me të cilën PE do të kërkojë fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën. Në bazë të dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të PE-së, grupet e eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane, Socialdemokratët, Liberalët dhe nga Partia e të Gjelbërve kanë paraqitur dëmet dhe pasojat e mundshme nga situata e re me politikën e zgjerimit të BE-së.  
 
“Politika e zgjerimit të BE-së është rrugë dypalëshe në të cilët të dy palët duhet të kryejnë angazhimet dhe premtimet e veta. Inkurajojmë Këshillin Evropian që në mbledhjen e radhës në dhjetor të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të gjejë kompromis  konkret për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralel me këtë, të miratojë metodologjinë e politikës së zgjerimit të BE-së, e cila nuk do të pengojë fillimin e bisedimeve për këto dy vende”. 
 
Parlamenti Evropian ka vlerësuar se sjellja e BE-së me Ballkanin Perëndimor  mund t'ju lejojë aktorëve të  tjerë aktivitete,  që sipas legjislativit evropian, nuk janë në pajtueshmëri me vlerat dhe interesat e BE-së. Debati për rezolutën për RMV-në dhe Shqipërinë do të jetë në orët e mbrëmjes, ndërsa votimi do të bëhet nesër.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU